Ballina Aktualitet Kosovë Gjuriq: Thaçi po bën thirrje për luftë

Gjuriq: Thaçi po bën thirrje për luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se “kërcënimeve të Serbisë do t’u përgjigjemi sikur 19 vjet më parë”.

Gjuriq ka thënë se me këtë deklaratë, Thaçi, po kërcënon me armë dhe po bën thirrje për luftë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Thaçi nuk po e fsheh më qëllimin e tij kryesor politik, të mëparshmin dhe të tashmin, krijimin e të ashtu quajturës Shqipëri e Madhe”.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se kërcënimeve të Serbisë do t’u përgjigjemi me pushkë”.

Gjuriq ka thënë poashtu se Serbia është për paqe, ndërkaq Thaçi po kërcënon me armë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews