Ballina Bota Gjykata turke dënon gjithë stafin e gazetës Cumhuriyet për lidhje me Gylenin

Gjykata turke dënon gjithë stafin e gazetës Cumhuriyet për lidhje me Gylenin

Gjykimi i gazetës turke, Cumhuriyet, ka përfunduar me shpalljen fajtorë dhe burgimin e të gjithë stafit.

Kryetari i bordit të drejtorëve, AkinAtalay është dënuar me shtatë vjet e tre muaj burgim për akuzën “për pjesëmarrje në organizim”, shkruan Balban.eu, përcjell Klan Kosova.

Me të njëjtën akuzë për aktivitet kriminal, kryeredaktori, Murat Sabuncu dhe reporteri, Ahmet Sik, që janë dënuar me nga shtatë vjet e gjysmë burgim.

Këta dhe gazetarët e këtij mediumi, akuzohen për pjesëmarrje në organizatën e shpallur terroriste në Turqi, të Fetullah Gulenit dhe aksionin për grushtshtet kundër Recep Tayyip Erdogan në vitin 2016.

Në gjykimin e bërë së fundmi, gazetarët Orhan Ernic dhe Hikmet Cetinkaya janë dënuar me nga gjashtë vjet burgim, kolumnisti Kadri Kursel me dy vjet e gjysmë, ndërkaq gazetarët Guray Tekin Oz dhe Haci Musa me nga tre vjet e nëntë muaj.

Pas vendimit të gjykatës në Atalay është thënë “do të vazhdojmë të ju rezistojmë djajve”./Klan Kosova/