Ballina Aktualitet Lajme GRUBI: KËTË VIT NUK DO TË BËHEMI PJESË E BE-SË DHE NATO-S

GRUBI: KËTË VIT NUK DO TË BËHEMI PJESË E BE-SË DHE NATO-S

Në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, në të cilën është diskutuar për raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit Artan Grubi tha se këtë vit nuk do të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO, por duhet të fillojmë bisedimet me ata.

Grubi më tej tha se ky rekomandim dallon nga ata shtatë të tjerët, sepse Maqedonia dhe Brukseli kanë të njëjtin qëllim. “Opozita, pozita, të rinjtë, të moshuarit, shqiptarë, maqedonas, janë vendosur për një qëllim, për një jetë më të mirë”, ka thënë mes tjerash Grubi.

Ai shtoi se janë të kënaqur që përfundimisht e kanë kuptuar se nuk mund të ecet përpara me kontrollë mbi mediat, reoktratet, profesorët, studentët, organizatat, mësuesit, prokurorët dhe gjykatësit, janë arritur reformat kyçe dhe me këtë sipas tij, është kthyer besimi i shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së në Maqedoninë./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews