Ballina Bota Huadhënësit grekë do të kalojnë stress test-in e Bankës Qendrore Europiane

Huadhënësit grekë do të kalojnë stress test-in e Bankës Qendrore Europiane

Kreu ekzekutiv i bankës së dytë më të madhe në Greqi, NBG, tha se të gjithë bankat greke do të kalojnë stress test-in e Bankës Qendrore Europiane.

Institucioni në Frankfurt do të publikojë në Maj rezultatet e stress test-it ndaj 4 huadhënësve më të mëdhenj të Greqisë; Pireaus, NGB, Eurobank dhe Alpha, për t’i dhënë më shumë kohë që të mbulojnë mungesat në kapital, para se vendi të dalë nga programi i tretë i shpëtimit.

“Të gjithë bankat greke do të kalojnë provën. Rezultatet do të jenë inkurajuese”, tha Leonidas Fragiadakis.

Prova për Greqinë, që synon mbushjen e hendeqeve në kapital përpara se vendi të përfundojë programin e shpëtimit prej 86 miliardë euro, do të ndërmerret në mënyrë të ndarë nga testimi i zakonshëm i bankave të tjera të Eurozonës.

Rezultatet e 33 huadhënësve nga vende të tjera të Eurozonës do të publikohen më 2 Nëntor. Bankat greke janë rikapitalizuar 3 herë që kur nisi kriza e borxhit në vitin 2010, megjithatë mbajnë ende një barrë prej 96 miliardë euro të borxhit të keq.

Institucionet janë angazhuar ndaj objektivit për ta reduktuar këtë shifër në 65 miliardë euro deri në vitin 2019. Kreu i NBG shtoi se banka po synon 2 investitorë kinezë për shitjen e pjesës më të madhe të aksioneve në njësinë e sigurimit, ndërkohë që dështoi plani për ta shitur te firma holandeze EXIN. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews