Ballina Bota Hungari, Orban fiton thellë, dy të tretat e mandateve

Hungari, Orban fiton thellë, dy të tretat e mandateve

Sipas media ndërkombëtare, pasi janë numëruar 96 përqind e votave, Fidez e drejtuar nga Viktor Orban, rezulton fituese duke siguruar 133-134 vënde në parlamentin hungarez. Kjo i jep Orban të kontrollojë shumicën kushtetuese me dy të tretat. Ky është mandate i tretë i Orban në krye të qeverisë hungareze dhe i katërti si Kryeministër i Hungarisë.

Pjësëmarrja në zgjedhje ka qënë rreth 70 përqind, e cila është konsideruar nga zyrtarë të lartë të qeverisë hungareze si “demonstrim i funksionimit të demokracisë”.

Orban në mes natës ka dalë para mbështetësve të tij dhe ka deklaruar fitoren e thellë.

Tezat e tij kryesore kanë qënë i) anti-emigracion, ii)kundër Komisionit Europian, pra kundër Brukselit dhe iii) anti-Soros. Ai i ka kërkuar votën hungarezëve me slloganin: Nuk dua votën tuaj as për vete, as për Fidez por vetëm për të ardhmen tuaj. Votoni për të ardhmen!

Kjo mesa duket i ka funksionuar, ndonëse në Bruksel, Berlin, Paris e gjetiu është shfaqur prej kohësh shqetësimi për një qeverisje iliberale. Por, Orban ka pasur mbështetje të qartë e të fortë nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Partia e dytë ka dalë Jobik e cila ka marrë 26 mandate; kryetari i saj Gabor Vona ka dhënë dorëheqjen mbrëmë sapo ka marrë vesh rezultatet e para duke deklaruar: Objektivi im ishte ndryshimi i qeverisë dhe meqë kjo nuk ka ndodhur do të largohem!

Partia e tretë ka dalë Partia Socialiste Hungareze, MSZP e cila ka siguruar vetëm 20 mandate. Edhe kryetari i saj Gergely Karacsony ka dhënë dorëheqjen mbrëmë para mbështetësve të tij. Fillimisht mbështetësit e tij kur panë pjesëmarrjen e lartë patën përshtypjen se kjo do të conte në ndryshimin e qeverisë, por mesa duket Fidez i kishte mobilizuar më mirë votuesit e saj. Në vend të katërt doli partia liberale e majtë DK e ish-kryeministrit Ferenc Gyurcsani me 9 mandate dhe e pesta Partia e Gjelbër LMP me 8 mandate. Partitë e tjera nuk kanë mundur të kalojnë pragun e 5 përqindëve.

Parlamenti hungarez ka 199 vënde, nga të cilat 106 zgjidhen me sistemin mazhoritar me një raund dhe 93 vënde me sistemin proprocional./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews