Ballina Bota Integrim me llogari, shtypi gjerman: Ballkani vlen më pak se Turqia

Integrim me llogari, shtypi gjerman: Ballkani vlen më pak se Turqia

Pas kreut të Komisionit Parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Budestag, Gunther Krichbaum, frenim entuziazmi për rekomandimin e Komisionit Europian përcjell edhe shtypi gjerman.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet e tij, të marra së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, e kjo është më pak se në landin e Hesenit. Ndërkohë 80 milionë turqit, kujton gazeta arrijnë 8 herë më shumë. Ajo nënvizon edhe skepticizmin e vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para shtrirjes duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025 dhe sqaron, se vendimtare konsiderohen hapat e reformave.

Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtetë me shumicë myslimane si Shqipëria, vazhdon ajo. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk mjaftohet vetëm me një artikull mbi këtë temë, por i kushton kësaj çështjeje edhe një shkrim tjetër të titulluar “Aspak nxitim”.

Presidenti francez ka marrë pozicion të fortë, theksohet aty dhe ka të drejtë. Përmbajtja duhet të vije para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Komisioneri Johanes Hahan ishte një ditë më parë në Shkup ku dorëzoi progres raportin.

Pasdite në kryeqytetin maqedonas qëndroi edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e cila pati një darkë të përbashkët me disa kryeministra të rajonit, ku përcolli këtë mesazh: “U kthyet në shtegun e duhur. Mund të festoni; kjo është arritje e madhe, por pastaj, kthejuni punës”!/TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews