Ballina Aktualitet Kosovë Ish-kryeministri Isa Mustafa ndërmerr një hap serioz për rrëzimin e qeverisë së...

Ish-kryeministri Isa Mustafa ndërmerr një hap serioz për rrëzimin e qeverisë së Kosovës

Me pretendimin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të nxjerrë vendin nga kriza, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e partive politike të mërkurën e kësaj jave në një tryezë të përbashkët diskutimi.

Në letrën dërguar partive politike, të cilën e ka siguruar portali Kallxo.com, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.

“Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend.

Tryeza politike do të mbahen të mërkurën në ora 13 në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa sot gjatë ditës, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka shkruar letër të gjithë përfaqësuesve politik në vend.

Artikulli paraprakNesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin
Artikulli tjetërBombardime nga ajri në dasmë, 20 të vrarë, mes tyre edhe nusja (VIDEO)