Ballina Bota Italia mbetet pa qeveri, Presidenti kërkon 2 ditë kohë për reflektim

Italia mbetet pa qeveri, Presidenti kërkon 2 ditë kohë për reflektim

Ka dështuar dhe përpjekja e Presidentit italina Sergio Mattarella për formimin e një qeverie koaliconi mes formacionit politik të qëndrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yje.

Negociatorja e emëruar nga ai, kryetarja e Dhomës së Senatit Maria Elisabeta Casillati nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje mes këtyre forcave politike për ekzekutivin e ri italian.

Presidenti i Republikës me një notë zyrtare ka kërkuar dy ditë kohë për të reflektuar për mënyrën dhe zgjidhjen e ngërçit të qeverisë.

Ndërkohë ndaj krizës qeverisëse në Itali është prononcuar kryetari i Parlamentit italian, Antonio Tajani, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër i zgjedhur nga Silvio Berlusconi në rast se në zgjedhjet e 4 marsit, Forza Italia konfirmohej forca e parë politke fituese në koalicionin e djathtë.

“Europa në kërkon të jemi të besueshëm. Nuk është çështje të nxitohemi apo të vrapojmë kundër kohës. Dhe në Gjermani u desh shumë kohë për të formuar qeverinë, por e përsëris duhet të jemi të besueshëm. Uroj që ashtu siç u shpreh dhe Presidenti i Republikës, Italia të ketë një qeveri para mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Europës dhe duhet të jetë një qeveri që shpreh vullnetin e popullit” tha kryetari i Parlamentit Europian. /Ora News.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews