Ballina Aktualitet Lajme Ivanov ishte i ftuar por nuk mori pjesë në fjalimin e Mogerinit

Ivanov ishte i ftuar por nuk mori pjesë në fjalimin e Mogerinit

Edhe pse kanë qenë të ftuar në seancën e sotme të Kuvendit ku ka mbajtur fjalim, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, nuk kanë marrë pjesë presidenti i i shtetit, Gjorge Ivanov, por edhe ish presidenti, Branko Cërvenkovski.

Fjalimi i Mogerinit në Kuvend u ndoq nga një numër i madh e mdeiave ndërkohë pjesëmarrës ishin deputetët, kryeministri Zoran Zaev, përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit, por edhe përfaqësuesit nga komunitetet fetare. Në galerinë e sallës plenare janë vendosur një numër i përfaqësuesve të korit diplomatik, në mesin e të cilëve ka qenë ambasadori Xhes Bejli.

Mogerini, ka qenë bashkë me euro-ambasadorin Samuel Zhbogar, i cili fjalimin e kandjekur nga salla plenare.

Këtë seancë e ka udhëhequr nënkryetari i Kuvedit, Goran Misovski, pasi që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është për vizitë në Turqi. Në sallë mundej të shihen edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sot ka marrë pjesë edhe deputeti dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili rrallë herë paraqitet në seanca./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews