Ballina Teknologji Ja sa do kushtojë bitcoin pas një dekade

Ja sa do kushtojë bitcoin pas një dekade

Sipas profesorit të Universitetit të Harvardit dhe ekonomistit Kenneth Rogoff, pas një dekade, Bitcoin ka shumë gjasa të ketë një vlerë shumë më të vogël seç mund të mendohet.

“Nëse shohim dhjetë vjet nga tani, mundësia që çmimi i Bitcoin të zbresë në 100 dollarë, është më e madhe se ajo e tregtimit me 100,000 dollarë”, u shpreh Rogoff.“

Në parim, nëse heqim mundësinë e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, përdorimet e tij si një mjet transaksioni janë shumë të vogla”.

Përqindjet e monedhës digjitale po ndryshojnë edhe në transaksionet e paligjshme.

Shone Anstey, bashkë-themelues dhe president i Grupit të Inteligjencës Blockchain, vlerësoi se niveli i transaksioneve të paligjshme në Bitcoin kishte rënë në 20 për qind në vitin 2016 dhe ishte shumë më i vogël se ai në vitin 2017.

Rogoff tha se rregullatorët e qeverisë do të shkaktonin rënien e çmimeve të Bitcoin, edhe pse ai theksoi se do të duhet kohë për të zhvilluar një kornizë globale të rregullimit.

Ndërkohë, zhvillimet rregullatore në peizazhin e kriptovalutës varen nga vendet individuale.

Bitcoin u legalizua si monedhë nga Japonia vitin e kaluar dhe vendi gjithashtu ka njohur zyrtarisht një numër shkëmbimesh kriptovalute.

Por një vjedhje masive me vlerë 530 milionë dollarë në janar, i shtyu autoritetet të përmirësohen.

Koreja e Jugut, nga ana tjetër, ka zbatuar rregulla që lejojnë tregtimin e kriptovalutës vetëm nga llogaritë reale të bankave.

Sipas faqes së industrisë “CoinDesk”, Bitcoin tregtoi rreth 11,242.61 dollarë gjatë ditës së martë në Azi.

Monedha digjitale është ulur rreth 16 për qind këtë vit, duke rënë nga rekordi i lartë prej më shumë se 19,000 dollarë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që ekonomisti ka vënë në dukje rënien e çmimeve të kriptovalutave.

Para se Bitcoin të shitej në dhjetor të vitit të kaluar, Rogoff tha në tetor se çmimet e monedhës digjitale do të “shembeshin” mes përpjekjeve të qeverive për të rregulluar hapësirën./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews