Ballina Aktualitet Lajme Ja video ekskluzive me Talat Xhaferin nga 27 prilli, e papublikuar më...

Ja video ekskluzive me Talat Xhaferin nga 27 prilli, e papublikuar më parë (Video)

Një video që është publikuar në rrejetet sociale, tregon një pjesë të fjalimit të Talat Xhaferit më 27 prillin e përgjakshëm.

Deri sa në prapaskenë dëgjohen thirrjet e Zaevit dhe deputetëve tjerë “Talat ndërpreje fjalimin, po vijnë huliganët” (Talat prekini, dogjaat huliganite), Talat Xhaferi vetëm mohon me dorë dhe vazhdon fjalimin, deri sa huliganët nuk arrijnë të dera e pres qendrës ku ishin deputetët.

Kjo video ngrit edhe një pistë dyshimi lidhur me lojën e vërtetë të BDI-së më 27 prill, si dhe ndoshta kjo parti deri në fund ka shpresuar se huliganët e mbështetur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së do të arrijnë ta realizojnë me sukses “pu;in” për të krijuar një situatë për vazhdim të koalicionit 10 vje;ar, VMRO-BDI.
Poashtu duhet pasur parasysh se asnjë deputet i kësaj partie nuk u sulmua nga huliganët, kurse kontrollet e telefonave kanë treguar se Talat Xhaferi ka komunikuar atë ditë me Trajko Veljanovskin më shumë se Vesel Memedi.

Artikulli paraprakTetë presidentë të vendeve ballkanike në Shkup (VIDEO)
Artikulli tjetërSkandali seksual, anulohet Nobeli në Letërsi për vitin 2018