Ballina Aktualitet Lajme Javën e ardhshme Tusk nis turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor

Javën e ardhshme Tusk nis turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor

Presidentii Këshillit Europian Donald Tusk do të zhvillojë një turne në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, javën tjetër.

Ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë.

Vizita në Prishtinë do ta marrë vëmendjen e veçantë, pasi do të diskutohet për formatin e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes.

Pritet që Tusk të qëndrojë në Prishtinë, më 26 prill.

Disa shtete, si Spanja, Sllovakia dhe Qipro kanë kërcënuar me bojkotim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nëse Kosova merr pjesë si shtet.

Kryeministri bullgar, Boris Borisov tha këtë javë në Prishtinë se Kosova do të jetë e barabartë në samit./sn/

Artikulli paraprakKrijohet Software që “kap” mendimet e pacientëve në koma
Artikulli tjetërEmigrantët e zhdukur nga Lindja e Mesme dhe Afrika, 4 shtete bëjnë planin për t’i identifikuar