Ballina Aktualitet Lajme Jetoi për 10 vjet në rrugë, netët e rënda të luftës i...

Jetoi për 10 vjet në rrugë, netët e rënda të luftës i kaloi në një ashensor në Prishtinë (VIDEO)

20 vjet më parë kur qindra e mijëra njerëz po dëboheshin nga vatra e tyre, ajo kishte gjetur një hapësirë të një ashensori në një ndërtesë në Prishtinë për të kaluar netët e tmerrit në atë vend.Aso kohe, ani pse ditët po kalonin nuk kishin kurrfarë kuptimi për të. Nuk ishte e vetëdijshme as çfarë bënte.E në kohën kur nuk kishte askënd pranë vetës, shoqëri po i bënin qentë e rrugës, për të cilët po kujdesej më shumë se për vetën.

10 vjet me radhë jetoi me qentë. Ushqim për vetën dhe ta po gjente në kontejner të mbeturinave.Madje edhe luftën e përjetoi në atë vend.Kishte punuar në një fabrikë tekstili si referente, e pas privatizimit e kishin larguar nga puna.Kishte humbur kontaktet edhe me familjen e saj.Që nga këtu përfundoi rrugëve e vetme.E pas kësaj kohe atë dikush e kishte sjellë tek qendra e shëndetit mendor.

Ani pse nuk mban mend se kush e kishte referuar në këtë vend, tregon se në fillim kishte kundërshtuar trajtimin nga ta.Tash më ndodhet në Shtëpinë Integruese në Fushë Kosovë.E ata që po kujdesen për të në këtë shtëpi integruese kanë thënë se në fillim rasti i kësaj gruaje ka qenë i rëndë për shkak të asaj që kishte përjetuar, por tani në këtë shtëpi ndihën të lumtur që kanë arritur ta kthejnë në jetë normale.Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kohë pas kohe shkon ta vizitoj edhe vëllain e motrën e saj me të cilët është takuar pas trajtimit që i është ofruar nga Qendra e Shëndetit Mendor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews