Ballina Bota Këshilltari i Erdogan tallet rëndë me Greqinë: Një luftë me ata, do...

Këshilltari i Erdogan tallet rëndë me Greqinë: Një luftë me ata, do të ishte si ajo e një burri me një bebe

Vazhdon hedhja e benzinës në konfliktin mes Turiqisë dhe Greqisë, për çështjen e ishujve në detin Egje. Të dyja vendet veçanërisht ditë e fundit, po përjetojnë një nga krizat më mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që prej konfliktit në Qipro dhe provokimet nga të dyja palët nuk ndalen thuajse çdo ditë.

Si të mos mjaftonin përplasje në distance mes presidentëve Erdogan dhe Pavlopulos për çështjen e ekstradimit të ushtarëve respektivë që ndodhen në të dy anët e kufirit, Turqia ka bërë provokimin e radhës, madje edhe duke u tallur keq me aftësinë ushtarake të vendit Helen.

Gazeta e madhe greke Kathimerini ka cituar një deklratë të këshilltarit të Presidentit Erdogan, për të treguar se dy vendet po shkojnë në një rrugë pa krye nëpërmjet deklaratave të ashpra drejtuar njëra tjetrës.

Yigit Bulut ka deklaruar se ‘të gjithë flamujt grekë’ u hoqën nga ishujt e diskutueshëm, duke ngjallur shkëndija tek Greqia, e cila pretendon se Turqia nuk ka mundur të hyjë në asnjë nga ishujt që pretendon se janë të vetët.

“Një këshilltar i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan mburrej në një intervistë televizive të kohëve të fundit se forcat ushtarake turke jo vetëm që u infiltruan 55 kilometra në territorin grek, por morën flamuj nga një grup ishujsh të vogla në Egjeun juglindor”, shkruan media greke.

Por Bulut ka shkuar edhe më tej duke tallur Greqinë për arsenalin e vetë ushtarak, duke thënë se një luftë me ta do të ishte “e turpshme për arsye teknike”.

“Ne nuk e llogarisim Greqinë. Janë shumë të vegjël ushtarakisht krahasuar me Turqinë. Një luftë më ta do të ishte sikur të dyluftonin një bebe e vogël me një burrë. A ka logjikë këtu?”, shkruan Kathimerini duke iu referuar deklaratës së këshilltarit të Erdogan./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews