Ballina Aktualitet Opinione KIMETJA PËR RAMUSHIN: BOLL E KA QË ERDOGAN NUK E QUAJTI ‘KUKULL...

KIMETJA PËR RAMUSHIN: BOLL E KA QË ERDOGAN NUK E QUAJTI ‘KUKULL SEKSI’

Publicistja Kimete Berisha në një postim në Facebook ka komentuar deklaratat e fundit të liderit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ajo ka thënë se nuk do ta jepte Turqinë për Ramushin, pasi Ramushi e dha Çakorrin.

Madje, Berisha thotë se Ramushi është vërtetë kukull, ndërsa si pronar të kukullës e quan Kadri Veselin.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË:

Boll e ka që nuk i ka thënë ‘kukull seksi’, se sa për veç kukull, nuk është arsye e mjaftueshme për me dhez luftën me Turqinë.

Ka edhe kukulla elherze, me ferexhe, me kule e shamia.

Kukulla nuk mund të ndjej ‘turp’, prandaj Presidenti Erdogan po bën gabime logjike (kur po i thotë ‘jazik të qoftë’), sepse ‘turpin’ e Ramush kukllës ish dashur ta ndjejë pronari i tij që ia lëviz litarët.

Unë nuk e kisha jap Turqinë për Ramushin, sepse Ramushi e dha për Ramushin-Çakorrin. Plus bëri krim të madh sepse mbajti një minutë heshtje për Oliver Ivanovicin (prandaj e meriton përbuzjen).

Kushdo që po i del në mbrojtje kukullës (e kukulla po hesht) po duket si pronar i kukullës, qesharak e patetik, si Kadri Veseli, i cili nuk i lejon do sende…përveç ndërhyrjes së natë e ditshme të Serbisë në Kosovë.

‘Kërcënimi’ i Erdoganit ndaj Ramushit është i shpikur, është ‘rivalitet falsë’ mes tyre, që duket sikur i kthen miqtë e rinj në armiq të vjetër.

Dëmi u bë. Kosova (me apo pa dijen e Ramushit) i dënoi pa gjyq gjashtë profesorë…e tash, Ramushi viktimë!

nuk është viktimë, por vërtetë është kukull që nuk e pyet kush gjë dhe ky lëre që e pranon rolin e kukullës dhe naivit, por sot te Pali ja kish rras krahun Hashim Thaçit (kishe na jena shokë), si qyqar.

E Doktor Pali beson që Krishti u çu prej varri (anipse nuk e ka pa me sy), por nuk beson Pali që Hashimi ka gisht në kidnapimin e profesorëve turk, anipse e ka dëgjuar me veshë Hashimin duke i quajtur terroristë ‘të rrezikshëm për sigurinë kombëtare’!

Jo kukulla, por ju jeni aq të shëmtuar, rrensa aq të neveritshëm. Dhe, milionera.

Përgjigja e Kosovës ndaj Presidentit turk nuk duhet të jetë sugjestive, individuale dhe në mbrojtje të individit, por në mbrojtje të institucioneve.

Është e drejtë e secilit të ketë mendim të keq për secilin.

Erdogan ka të drejtë të mendoj se Ramushi është kundër tij (sepse është përnjëmend kundër politikës së tij), ashtu siç Edi Rama për shembull gjatë fushatës presidenciale në Amerikë e quante Trumpin të sëmurë psikik e primitiv, por Trump nuk e shfrytëzoi Amerikën dhe pushtetin e tij për t’ia treguar diagnozën Edi Ramës.

P.S. Është shumë interesant fakti se si për 500 vjet nën pushtimin osman nuk e kemi mësuar turqishten. Aty këtu ndonjë zhargon, se turqishten shqiptarët nuk e dinë.

E këta tash po tutën që prej qejfi do të mësojmë turqisht (e rrezik me na marrë Erdogani), kur as zori s’ka bë punë, kaq dembela që jemi, që edhe m’u bë të poshtër pritojmë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews