Komuna e Zhelinës organizoi manifestimin etnokulturor ‘’Sofra Fest 2018’’
Gjatë këtyre ditëve, ose më saktësisht nga data 25 deri me datën 27 prill Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me ‘’Muzeun Mobil’’ nga Kosova po rrjedh manifestimi etnokulturor ‘’Sofra Fest 2018’’. Ky eveniment kulturor ngërthen në vete aktivitete të shumta të cilat kanë të bëjnë me promovimin e kulturës, artit, traditës dhe këngës tonë kombëtare të trashëguar ndër breza. Qëllimi i këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor, i cili në Komunën e Zhelinës mbahet për së pari herë, ka për qëllim kultivimin e trashëgimisë kombëtare dhe mbartjen e sajë në gjeneratat e ardhshme.
Komuna e Zhelinës synon që ky manifestim të shndërrohet në eveniment kulturor tradicional i cili do të futet në kalendarin e aktiviteteve tradicionale të cilat do të mbahen çdo vit.