Ballina Aktualitet Lajme Kryeministri kroat: Pres që Serbia të dënojë ashpër sjelljen e Sheshelit

Kryeministri kroat: Pres që Serbia të dënojë ashpër sjelljen e Sheshelit

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, ka deklaruar se ai pret që Serbia të dënojnë incidentin e djeshëm në të cilin u përfshi lideri radikal serb, Vojislav Seselj, duke përdhosur flamurin kroat, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se vazhdimi i marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, varet nga penalizimi që do t’i bëjnë Sheshelit pas këtij skandali.

“Unë dënoj me forcë atë veprim të Shesheljit,” ka deklaruar Plenkoviç në fillim të seancës qeveritare, shkruan Danas, transmeton Periskopi.

“Ai përdhosi flamurin kroat dhe fyeu delegacionin parlamentar kroat” shtoi ai.

Plenkoviç përsëriti faktin se Qeveria e tij mbështet vendimin e kryeparlamentarit kroat,Gordan Jandrokoviç, për të anuluar vizitën në Serbi.

“Unë pres që Serbia fuqimisht dhe pa mëdyshje dënojë këtë akt të deputetit të tyre në Kuvend, i cili edhe një herë të përsëriti retorikën e tij të ashpër dhe të pamëshirshme ndaj Kroacisë”, tha Plenkoviç.

Ai theksoi se pret vazhdimin e dialogut dhe marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, në kuadër të dënimit të tyre ndaj një sjellje të tillë.

Qeveria kroate, tha ai, do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhëniet me fqinjët, dhe do të përgjigjet për veprimeve të tilla “me vendosmëri dhe në mënyrë të përshtatshme në mbrojtjen e dinjitetit të simbolit të shtetit kroat dhe dinjitetin e Kroacisë si një e tërë.”/Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews