Ballina Bota Londra më keq se New Yorku, shtohen vrasjet dhe grabitjet

Londra më keq se New Yorku, shtohen vrasjet dhe grabitjet

Për herë të parë në histori Londra bëhet një qytet më i dhunshëm se New Yorku, shkruan tgcom.

Që nga fillimi i vitit janë kryer 30 vrasje në kryeqytetin britanik, i fundit para tre ditesh.

Numër i frikshëm konsiderohet fakti që në Shkurt në Londër janë vrarë 15 vetë, ndërsa në New York 14 persona. Vetëm në javën nga 14 në 20 mars, kanë humbur jetën plot 8 persona, të gjithë nën 30 vjeç.

Sipas ekspertëve, në krahasim me popullsinë (rreth 8 milionë njerëz), New Yorku ka arritur të ulë aktet kriminale me anë të “tolerancës zero” nga ana e policisë: 20 vitet e fundit, vrasjet janë ulur nga 2 mijë në 230 në vit.

Përsa i përket Londrës, nuk janë shtuar vetëm vrasjet, por edhe rreziku i grabitjes së shtëpive, i cili është 6 herë më i lartë sesa në metropolin amerikan dhe dhuna seksuale është 3 herë më e lartë.

Administrata londineze ka provuar të sigurojë qytetarët se Londra “është një ndër qytetet më të sigurta në botë”.

Gjithashtu, policia e kryeqytetit britanik, ka bërë të ditur shpërndarjen e 100 agjentëve të tjerë policorë për të “luftuar” krimet./sn/