Ballina Aktualitet Lajme LSDM e kënaqur me mbështetjn e VMRO-së, javën tjetër votohen Ligjet për...

LSDM e kënaqur me mbështetjn e VMRO-së, javën tjetër votohen Ligjet për gjyqësorin

LSDM është e kënaqur nga bashkëpunimi me opozitën dhe mbështetjen që VMRO-DPMNE për ligjet reformatore të cilat kërkonin shumicën e dy të tretës. Deputetja e socialdemokratëve Frosina Remenski tha se pakoja e ligjeve për gjyqësorin do të sillet javën që vjen, për shkak të harmonizimit teknik që duhet t’i bëhet.

Frosina Remenski, LSDM
“Ne i shqyrtojmë të gjitha opsionet për zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorit publik, të cilat duhet të shndërrohen në zgjidhje ligjore për sepse atje duhet të ketëpavarësi për shkak të faktit që vitet e kaluara u dëshmua se nuk ka prokuror të pavarur publik, të paktën jo ai prokuror të cilin e shkarkuam pak më parë. Flasim për votat të cilat i merr prokurori publik, se si janë jashtëzakonisht pak. Kuvendi nuk është vendi i vetëm për këtë çështje për shkak se ajo zhvillohet edhe në sektorin publik dhe organizatat qytetare, të paktën zgjidhje të cilën e presin qytetarët”.

Deputetja Remenski thotë se gjashtë grupet e punës negociojnë dhe kanë përfunduar një pjesë të punës rreth harmonizimit të ligjeve. Por sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, në brifing me gazetarët tha se dallimet në qëndrimet me LSDM-në nuk janë teknike por thelbësore. Ai tha se sheh dallime serioze të qëndrimeve mes partisë së tij dhe LSDM-së.

Dragan Danev, VMRO-DPMNE
“Nëse pranohen kërkesat tona, do të vazhdojmë me punë. Nëse ligjet nga sfera e gjyqësorit sillet të hënën ose të martën dhe kërkojnë përkrahje nga opozita, duhet të pranohen kërkesat tona, nuk jam i sigurt se gjatë vikendit do t’i harmonizojmë ligjet”.

Rreth ligjit për gjuhët, Danev nga VMRO-DPMNE vlerëson se është sjellë me qëllim që të mbijetojë koalicioni LSDM – BDI. Sipas tij VMRO-DPMNE nuk do të pranojë zgjidhje që nuk janë në interes të gjithë qytetarëve./shenja/

Artikulli paraprakRrahje në mes vajzave në një shkollë në Maqedoni, video që po bën xhiron në internet (VIDEO)
Artikulli tjetërPas këtij testi psikologjik do të mësoni shumë për gjendjen tuaj mendore