Ballina Aktualitet Sociale Lumturinë e shohin vetëm në ëndrra, nëna me katër fëmijë kërkon lëmoshë...

Lumturinë e shohin vetëm në ëndrra, nëna me katër fëmijë kërkon lëmoshë (VIDEO)

Për Safien 7 vjeçe lumturia ka mbetur vetëm në ëndrra. Ajo po mbush ujë në çezmën e fshatit, që motra e saj të pastrohet. Lindita 5 vjeçe, nuk e din çfarë është banjë. Që kur ka lindur ajo lahet në këtë kovë. Eliti, djali i vetëm i familjes është fëmiu më i vogël. Ai ende nuk e ka parë babain e tij. Luljeta thotë se, sapo e lindi djalin, burri i saj është dënuar me burg të përjetshëm.

“Nuk di çfarë të ju them.

G: A shkojnë fëmijët në shkollë?

“Shkon çika e madhe, më kërkojnë për të ngrënë, nuk duan bukë me atë çfarë ju përgatisë unë. Ju bëjë shpageta, ndonjë sup, ato që kushtojnë më lirë. Më shumë brengosëm për vajzën që është në shkollë, ajo kërkon”, u shpreh Luljeta Avdia, Nëna.

Ata jetojnë në një shtëpi që nuk është e tyre.

Luljeta thotë se pronari i shtëpisë ka kërkuar që në fund të muajit ta lirojnë shtëpinë.

Ajo druan se do të mbesin rrugëve.

G: “A po frigoheni që jetoni vetëm këtu se është larg qytetit?”

“Po si jo, mbrëmjeve më shumë. Ditën jo, por natën më shumë. Më shumë jam pa gjumë se me gjumë, kamë frik fëmijët janë shumë të vegjël. Fshati ka shumë pak banorë”, shtoi ajo.

Familja jeton në fshatin Rahoviç në Komunën e Sarajit.

Familja Avdia kërkon lëmosh. Kërkojnë ndihmë që të sigurojnë një kulm mbi kokë. Por kjo familje ka nevojë edhe për ushqim.

NR. I FAMILJES : 072 689 266

/RTV21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews