Ballina Bota “MË QËLLONI NË KOKË” – MOMENTI KUR AUTORI I MASAKRËS NË TORONTO...

“MË QËLLONI NË KOKË” – MOMENTI KUR AUTORI I MASAKRËS NË TORONTO LUT POLICËT QË TA VRASIN (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e reja të momentit rrëqethës, kur sulmuesi i Torontos dhe policia qëndrojnë pranë njëri-tjetrit me revole në duar.

Nga sulmi me furgon që shtypi për vdekje 10 persona dhe lëndoi 15 tjerë, alarmoi autoritetet e sigurisë në Kanada, transmeton Telegrafi.
Në video shfaqet i dyshuari i identifikuar si Alek Minassian, 25 vjeç, duke ia drejtuar revolen policit në rrugë, pasi doli nga furgoni i bardhë me të cilin kreu masakrën.

Aty dëgjohet polici vazhdimisht duke bërtitur: “Ulu poshtë ose do të qëllohesh”, derisa i dyshuari vazhdonte të mbante revolen në drejtim të tij.

Minassian gjithashtu dëgjohet duke bërtitur “më vritni, më qëlloni në kokë”, duke ua bërë me dije policëve që mund ta qëllojnë. Ndërkaq jo larg të dyshuarit shihen kalimtarët e rastit duke dalur nga një ndërtesë, me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes.

Disa sekonda më vonë në videon e filmuar nga një dëshmitar shihet i dyshuari duke qëndruar i shtrirë më fytyrë në tokë, derisa polici i afrohet dhe e prangos.

Por, është interesant se si policia kanadeze ka njoftuar se Minassian nuk kishte revole, edhe pse nuk kanë dhënë shpjegime se çfarë ishte ajo që ua kishte drejtuar policëve.

Furgoni me të cilin kishte shtypur për vdekje kalimtarët e rastit, sulmuesi e kishte marrë me qira, ndërsa trotuaret e rrugës Yonge ishin mbushur me gjak nga përplasja fatale.
Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat kanadeze se furgoni po lëvizte me shpejtësi të madhe në momentin që shtypi qytetarët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews