Ballina Aktualitet Lajme “Monstra”, familjarët e të vrarëve kërkojnë të zbardhet rasti

“Monstra”, familjarët e të vrarëve kërkojnë të zbardhet rasti

Edhe pse seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” u anulua sepse në gjykatë nuk u paraqit i akuzuari Fejzi Aziri, fjalën në gjykatë e kërkoi nëna dhe babai i viktimës Aleksadër Naqevski. Ato kërkuan nga gjykata që ta zbulojnë të vërtetën.

“Gjykata dhe Prokuroria t’i zbulojnë rolet e të akuzuarve, nëse ato ishin zbatuesit apo ndihmësit. Kërkojmë të dekodohen numrat të cilat në aktgjykim mbahen si sekrete shtetërore por janë funksionar të BDI-së”, u shpreh Zorica Naqevska, nëna e Aleksandrit.

Ajo kërkoi që të zbulohen fajtorët që u përmendën nga dëshmitari i mbrojtur por që nuk ishin të përfshirë në hetim sepse ishin të pakapshëm për organet. Ajo madje kërkoi nga gjykata t’i japin telefonin e të birit i cili ndaj tyre ka qenë shumë besnik.

“Fëmijët i vranë të enjten në mbrëmje, të premten na i sollën ndërsa sytë i kishin ende hapur. Deri të shtunën kur i varrosëm u rridhnin lotët.Të gjithë ata që e bënë këtë tmerr do të paguajnë për ato lot”, shtoi Naqevska./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews