Ballina Bota Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare aktori i “Austin Powers”

Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare aktori i “Austin Powers”

Verne Troyer, aktori i njohur i “Austin Powers” është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe rolin e Griphook te “Harry Potter”.

“Me trishtim të madh dhe me zemër të pikëlluar, njoftojmë sot ndarjen nga jeta të Verne Troyer. Ai ishte një njeri i mirë dhe mundohej t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin e të lumtur. Ai ndihmonte çdokënd që kishte nevojë…”, shkruhet në një postim në faqen zyrtare në “Facebook” të aktorit të ndjerë.

Aktori, kohët e fundit, ka vuajtur nga problemet me alkoolin dhe gjatë këtij muaji ishte dërguar në spital për kurim, por nuk ka një deklaratë mbi shkaqet e vdekjes së tij./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews