Ballina Teknologji Përse duhet të flitet për dixhitalizim në shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Përse duhet të flitet për dixhitalizim në shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Samiti Dixhital në Shkup është një ngjarje e rëndësishme për zhvillimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Me një program dy-ditor, plot me aktivitete dhe folës të ndryshëm, samiti ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive ndërkombëtare dhe të institucioneve shtetërore, përgjegjëse për zhvillimet dixhitale.

Dixhitalizimi mund të ketë një impakt madhor në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Samiti Dixhital në Shkup kërkon të krijojë vetëdije pikërisht mbi këtë fakt. Me inisiativë të Deutsche Telekom, Komitetit Europian të Marrëdhënieve Ekonomike të Europës Lindore si edhe të Qeverisë së Federatës Gjermane, samiti synon të nxisë bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë periudhës së transformimit dixhital. Kjo do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe integrimin në BE.

Deutsche Telekom kontriboi edhe në axhendën e samitit, duke drejtuar dy prej katër paneleve që u zhvilluan gjatë ditëve të samitit, me Srini Gopalan, anëtar Bordi për Europën dhe Thomas Kremer, anëtar bordi përgjegjës për Privatësinë e të Dhënave, Çështjet Ligjore & Përputhshmërinë.

Së bashku me partnerë të tjerë, Deutsche Telekom është pjesë e studimit WB6+ mbi “Impaktin e Transformimit Dixhital në Ballkanin Perëndimor” që u prezantua më 18 prill 2018, ditën e parë të Samitit.

Disa nga gjetjet e studimit janë:

1.Një strategji e hartuar në mënyrë të përbashkët në WB6+ (Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Mqedonia, Bosnia dhe Herzegovina, Shqipëria dhe Kosova) ndihmon në përshpejtimin e përpjekjeve për integrimin në BE. Gjithashtu, i paraprin ndryshimeve në lidhje me ligjet, ndihmon në krijimin e një tregu funksional në rajon, nxit modernizimin e administratës dhe të shoqërisë.

2.Dixhitalizimi përforcon demokracinë, nxit rritjen ekonomike dhe krijon shoqëri të hapur në rajon.

3.Bashkëpunimi rajonal është një shyllë themelore për transformim dixhital të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

4.10% rritje në indeksin e dixhitalizim çon në 1% rritje të PBB (Produkti i Brendshëm Bruto).

5.Investimet në infrastrukturë nga investitorë privatë së bashku me përpjekjet e mëdha të qeverive rajonale për të promovuar transformimin dixhital, përfshi edukimin e gjeneratës së re, janë shanse të mëdha për shtetet e rajonit dhe për qytetarët për t’u bërë pjesë e zvhillimeve të fundit teknologjike.

Në panelin për Aftësitë Dixhitale, Srini Gopalan u shpreh se: “Dixhitalizimi është pjesë e jetës së përditshme. Ka ndryshuar tashmë mënyrën tonë të komunikimit, të punës madje edhe të menduarin – dixhitalizimi nuk është më vetëm një fjalë në modë, siç ka qenë për shumë kohë. Dixhitalizimi është realitet, sjell njerëzit pranë duke i ndihmuar të shkëmbejnë ide dhe produkte.”

Sipas Gopalan, dixhitalizimi është integrim – integrim i tregjeve, industrisë dhe shoqërisë.

DT është prezent në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 15 vite. Telekom Kroaci, Telekom Maqedoni, Telekom Mal i Zi dhe Telekom Shqipëri janë filialet e saj që prej fillimit të viteve 2000. Në të gjitha tregjet, filialet përkatëse janë lider në Telekomunikacion. Ky rajon është shumë i rëndësishëm për DT dhe ajo synon zgjerimin e teknologjisë si edhe të transformimit dixhital.

Ndërkohë që shpresat janë të shumta dhe përpjekjet mbështeten edhe nga BE, sfidat mbeten shumë të mëdha. Kërkohen ndryshime themelore në përcaktimin e ligjeve, krijimin e tregjeve funksionale që mund të mbështesin tregjet e BE-së si edhe ndryshime në shoqëritë e vendeve që janë duke u përgatitur për sfidat e anëtarësimit.

“Dixhitalizimi kërkon siguri. Sikurse hapësira dixhitale nuk ndjek hartat tona gjeografike, ashtu edhe siguria kibernetike nuk ndalohet me kufinj kombëtar. Prandaj, na nevojitet një Europë e bashkuar – në botën reale si edhe në hapësirën virtuale. Europa kibernetike është vetëm hapi i parë drejt hapësirës globale të sigurisë kibernetike. Duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm: elementi më i dobët përcakton në tërësi nivelin e sigurisë në një zinxhir“, shprehet Thomas Kremer.

@tn.lajmelokale
@tetovanews