Ballina Aktualitet Lajme Policia financiare ngre padi penale ndaj Nikolla Todorovit

Policia financiare ngre padi penale ndaj Nikolla Todorovit

Policia financiare ka ngritur padi penale ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kundër personit me iniciale P. V. ish udhëheqës i njësisë për implementimin e projektit për rikonstruimin dhe ndërtimin e objekteve të Shtëpive të Shëndetit Publik, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, njoftojnë nga Policia financiare.

Behet fjalë për marrëveshje të nënshkruar për punë ndërtimore në Spitalet e përgjithshme në Kumanovë, Koçanë dhe Kriva Pallankë, me ç’rast si kryerës i punëve është përzgjedhur firma “Konstruktor Inzhenering AD Split”./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews