Ballina Aktualitet Lajme Rama nis vizitën në Gjermani, takim me Merkel

Rama nis vizitën në Gjermani, takim me Merkel

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani.

Kryeministri Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një fotografi nga Gjermania.

“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon një fotografi nga pritja zyrtare në Gjermani.

Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Europian.

Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ditën e djeshme në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Europian, Donald, Tusk i cili deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews