Ballina Aktualitet Lajme RAPORTI I PROGRESIT, ZAEV: KJO ËSHTË NJË DITË E MADHE PËR MAQEDONINË

RAPORTI I PROGRESIT, ZAEV: KJO ËSHTË NJË DITË E MADHE PËR MAQEDONINË

Kryeministri i vendit Zoran Zaev pas publikimit të raportit të progresit, në të cilin vendi mori rekomandim për hapje te negociatave qasëse drejt BE-së, deklaroi se kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë. Pas dy viteve rekomandim të kushtëzuar, ka shtuar ai, vendi është rikthyer në rrugën e eurointegrimeve. Ai tha se rekomandim pozitiv do të ishte edhe nëse opozita nuk do të ktheheje në Kuvend, megjithatë ajo bëri hap te rëndësishëm duke u rikthyer në punën e Kuvendit. Po ashtu tha se për raportin pozitiv meritat i kanë të gjitha partitë parlamentare në vend.

“Nuk ndalemi këtu. Flasim me fqiun tonë Greqinë për zgjidhjen e kontestit. Duam që të gjejmë një zgjidhje dhe të mbyllim përfundimisht këtë kontest. Tani është koha të tregohet vendosshmëria e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve dhe të tregojmë në unitetin e dallimeve se kemi vlera të perbashkëta evropiane”, tha Zaev./shenja/

@tn.lajmelokale
@tetovanews