Ballina Aktualitet Lajme Rasti “Tanku”, Gruesvki edhe sot në gjykatë

Rasti “Tanku”, Gruesvki edhe sot në gjykatë

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski sot përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike që ka të bëjë me furnizimin e mercderit luksoz prej pothuajse 600.000 eurove.

Seanca e djeshme për këtë rast ka zgjatur pothuajse 11 orë, nga ora 10 e 30 deri në orën 22:00. Dje janë dëgjuar bisedat e përgjuara si dëshmi në procedurë.

Gjatë seancës së djeshme janë hedhur poshtë kërkesat e mbrojtjes që “bombat” të mos lëshohen në seancë dhe për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev dhe të Këshillit gjyqësor. PSP këtë veprim të mbrojtjes e vlerësoi se përpjekje që të shtyhet procedura.

Refuzimi i përjashtimit të gjykatësve është dëshmi se e gjithë ky proces është politik, e jo juridik, vlerësoi Gruevski./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews