Ballina Aktualitet Lajme REAGIME TË ASHPRA: Tezgaxhinjtë i dërgojnë “selame” Ali Ahmetit (VIDEO)

REAGIME TË ASHPRA: Tezgaxhinjtë i dërgojnë “selame” Ali Ahmetit (VIDEO)

Në hapësirat e Bit Pazarit ekzistojnë rreth 1200 tezga, ndërkaq rreth 800 familje, gjegjësisht rreth 4000 qytetarë ushqehen nga të ardhurat që burojnë nga këto tezga. Punonjësit ndjehen shumë të ofenduar nga deklarata e fundit e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ata thonë se punën e tyre e bëjnë me djersë dhe se ato pak para që i fitojnë i kanë hallall dhe me to ushqejnë familjet e tyre. Atë nëpërmjet objektivit të kamerës së Televizionit Shenja i dërgojnë porosi të shumëta Ahmetit, duke e quajtur atë tradhëtar dhe duke I rikujtuar se shumica e këtyre personave kanë dhënë votat e tyre që ai sot të ndodhet në pushtet.

Kur vjen puna për votat, ai është shumë afër nesh, thonë punonjësit e Bit Pazarit, ndërkaq tani me këtë deklaratë më mirë të na kishte vrarë, se sa të na godet me fjalë shumë të rënda.

Qytetar: “Ne shumë të poshtërsuar ndjehemi nga ajo deklaratë që e ka dhënë Ali Ahmeti, nuk jam tregtar i Bit Pazarit nuk jam qibritash i urës gurit. A prej këtij Bitpazari, se prej meje kurr, por prej 90 përqind e këtyre e ka marrë votën edhe prap i nënçmon edhe shumë mirë ua bën, që ua ka bërë këtë shqiptarëve…./

Unë çka i kisha thënë, unë punoj i fitoj 100 denarë por i kam hallall, unë nuk jam tradhëtar sikur ai që i ka mbyt krejt shqiptarët, edhe ju lutem këtë deklaratë ta nxjerrni, edhe deklaratën thuaj prej tregtarit të Bit Pazarit që mundohet atë 100 denarëshin ta fitoje.”

Qytetare: “Unë i dëgjova mbërmë lajmet, edhe për mendimin tim më mirë me na pas vra Ali Ahmeti, kështu kështu na ka vra, se sa me na godit me na godit me fjalë shumë të rënda. Nuk i ka hije një lideri të BDI-se me i thy shqiptarët. Mbi të gjitha ai e din shumë mirë se çfarë kanë bërë shqiptarët për atë që ai sot ka ardh në atë pozitë. Megjithatë ai në rradhë të parë e ka ofendu vetëveten e jo ne shqiptarët……..

Për votat ai është shumë afër nesh, kur vjen puna me marr vota nga shqiptarët, nga ana tjetër kur të kthehesh dhe ta ofendoj shqiptarën ajo nuk është diçka e logjikshme. Edhe njëfarë lideri si Ali Ahmeti nuk I ka hije, megjithatë mbi të gjitha vetin e ka korit jo ne shqiptarët.”

Qytetar: “Ai vetë atë e din se na ka dëshpëruar neve, si pazarxhinj.”

Qytetar: “Sdi çfarë të them, ndoshta është ndonjë gabim momental, por sido që të jetë unë mendoj se nuk është desht ashtu të deklarohet, të shprehet.”

Qytetar: “Ai nuk është pazarxhi se ne e kemi vendos në karrike atë, ai duhet të përgjigjet për këtë punë… Ndoshta ka bërë gabim që ka fol, ndoshta I bje pishmanit.”

Qytetar: “Po, i ofenduar po se po.”

Një pjesë e punonjësve thonë se nuk e kanë dëgjuar deklaratën e tij dhe se nuk duan të komentojnëë…

Qytetar: “Jo nuk e kam dëgjuar, madje nuk dua ta dëgjoj.”

Qytetar: “Nuk e di çfarë ka thënë… nëse ka thënë diçka për pazarxhinjtë, jam i ofenduar.“

Qytetar: “Nuk e di si me ju thënë, nuk kam qenë këtu unë. ”

Qytetar: “Nuk e di se di, ja këta të rinjtë.”

Qytetar: “Nuk kam dëgju aspak, tash prej juve për herë të parë po dëgjoj, nuk shikoj televizor.”

Qytetar: “Tash nuk e di çka është duke bërë çka nuk është duke bërë, unë e kshyri me shit mall, qajo osht kryesorja.”

Një pjesë tjetër nuk deshi të prononcohet para kamerave, nga frika se do t’u mbyllen tezgat. Ndërkaq kishte edhe nga ata që nuk janë ndjerë të ofenduar nga deklaratat e tij.

Qytetar: “Ndoshta edhe ka të drejt nuk e di, ai nuk është tezgaxhi nuk punon në Pazar, ne jemi, ne duhet të punojmë.”

Qytetar: “Ne shumë mirë ndjehemi, mos me qenë Ali Ahmeti ne buk kurr nuk mund të ham këtu, ai është ushtar i luftës, ai është komandat i jonë, është shumë i mirë për mua.”

Numrin e tezgave dhe punonjësve në Bit Pazar, na e konfirmoi Kryetari I Shoqatës së Pazarxhinjëve, Ekrem Dolek.

Ekrem Dolek, kryetari i Shoqatës së Pazarxhinjëve
“Në hapësirat e Bit Pazarit janë dikund 1200 tezga, shfrytëzues duhet të jenë më pak se ka një person e mban një tezgë, dikush I mban dy, dikush 3, dikush 4. Kështu përafërsisht numri I personave që kanë marrë tezga në shfrytëzim dhe e sigurojnë ekzistencën e vet në hapësirat e Bit Pazarit, arrin nga 700 deri në 800 familje.”

Ju rikujtojmë deklaratën e djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me ministritë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Tani unë nuk jam tregtar i Bit Pazarit, as i Urës së Gurit që të luaj me qibrit, a do të lejoj një ministri, a sdo lejohet një ministri. Këto janë negociata që zhvillohen mes partive.”

Lidhur me këtë deklaratë, pati edhe reagime të shumëta nëpër rrjetet sociale, në të cilat nëpërmjet statuseve lartësohej puna me nder e pazarxhinjëve dhe kritikohej fjalori i Ahmetit.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews