Ballina Aktualitet Lajme REGJISTROHEN TETË RASTE TË REJA NË MAQEDONI ME HIV/SIDA

REGJISTROHEN TETË RASTE TË REJA NË MAQEDONI ME HIV/SIDA

Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë muajit mars në Maqedoni janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/SIDA. Të gjithë këto rastet e regjistruara janë të gjinisë mashkullore, të moshave 20-29, 30-39 dhe 40-49.

Të regjistruar sipas vendit të banimit, këta persona janë nga Shkupi, Negotina, Prilepi dhe Dellçeva, ndërsa shumica e këtyre personave janë homoseksual.

Gjegjësisht duke përfshirë edhe rastet më të fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV/SIDA në Maqedoni, në periudhën 1987-2018, është 370.

Nga ky numër, 186 janë të prekur nga SIDA, ndërsa 184 nga HIV. 84 prej tyre deri tani kanë vdekur, kurse 286 janë me HIV/SIDA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews