Ballina Aktualitet Kultura Romani i ri i Ornela Vorpsit

Romani i ri i Ornela Vorpsit

Ornela Vorpsi sapo ka nxjerrë në Francë romanin e saj më të ri me titull “Vera e Olta”, botuar nga shtëpia e njohur botuese “Gallimard”. Subjekti I këtij romani na çon në Shqipërinë e fund viteve 70-të ku një vajzë e re Olta do të tronditet nga zhdukja e papritur dhe e pashpjegueshme e babait të saj. Bashkë me të ëmën Veronikën ato do të përballen me ndjesitë e misterit të kësaj mungese. Veronika është një grua aq e bukur sa nuk ndjehet e sigurt për veten, e bën me mëndje skenarë të ndryshëm për të shkelur kurorën.

Ndërsa Olta është thjesht një vajzë e cila ëndërron lirinë. Ajo përpiqet ta mbajë veten larg dramës që I ka ndodhur dhe të jetë e buzëqeshur përpara të tjerëve, në një vend ku nderohet Kina komuniste… Libri është një kronikë e Shqipërisë para rënies së Murit treguar me sinqeritetin e një vajze e cila me sinqeritet zbulon një botë të rremë.

Duket që romani ka tone autobiografike, por për kritikën franceze Vorpsi është një shkrimtare e thellësive. Librat e Vorpsit janë përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë dhe janë vlerësuar me shumë çmime të vyer: “Grinzane Cavour”, “Elio Vittorini”, “Premio Rappallo”, “Premio Viareggio”, “Premio Luco Mastronardi”, “Premio città di Tropea”, “Prix méditeranéen des lycéen”, etj. Ornela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për të kaluar më 1991 në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, në Milano të Italisë, shkruan gazeta shqip.

Më 1997, Vorpsi migroi në Paris për t’i përfunduar studimet e saj në Universitetin e Parisit VIII.Ajo është po ashtu fotografe e piktore. Ornela Vorpsi ka qenë vlerësuar si njëra prej 35 shkrimtarëve më të mirë evropianë, sipas antologjisë “Best European Fiction”, botuar nga Aleksandar Hemon në vitin 2010/sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews