Ballina Aktualitet Lajme RREGULLA TË REJA, VETËRREGULLIM PËR PORTALET NË MAQEDONI: Merr fund kaosi i...

RREGULLA TË REJA, VETËRREGULLIM PËR PORTALET NË MAQEDONI: Merr fund kaosi i lajmeve të rrejshme nga portalet pa emër dhe legjitimitet

Portalet në Maqedoni, në veçanti portalet informative që kanë tendencën t`u përmbahen standarteve profesionale, ballafaqohen me kaos në hapësirën e internetit dhe këtë kaos e ndjejnë edhe lexuesit. Gjithsecili e paraqet veten si portal informativ, publikon çka t`i dalë përpara, pa e ditur se kush është autori i atyre informacioneve, sa mund t`u besohet këtyre informacioneve, dhe në fund pa përgjegjësi për publikimin, transmeton Tetova News.

Krejt kjo, në fund të fundit, shkon në dëm të vizitorëve të portaleve informative serioze që kanë shqetësim të madh dhe janë viktimë e informacioneve të rrejshme, qërimeve anonime të hesapeve politike, të biznesit ose të atyre personale. Pasojat po i përjetojnë edhe portalet serioze me përgjegjësi, sepse te vizitorët dhe opinioni është krijuar iluzioni se informimi është pa kredibilitet dhe se të gjithë janë njësoj. Por, nuk janë të gjithë njësoj.

Në Maqedoni ka të paktën 20 portale informative serioze, të cilët me teknologjinë e tyre, pamjen vizuale dhe përmbajtjen janë në rangun e më të mirëve në regjion dhe në përgjithësi ndjekin standartet evropiane. Dhe kjo duhet të ndahet nga kaosi, qartë të tregohet dhe shënohet, kurse pastaj lexuesi të bëjë gjykimin dhe të jap mbështetjen për kë të dojë.

Për këtë qëllim po formohet një grup pune, Asociacioni IAB Maqedoni, nga portalet dhe agjencitë e marketingut që filluan me krijimin standarteve për definimin e profesionalizmit, matjes, ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë te portalet informative në Maqedoni. Për fillim është hartuar dhe miratuar kodeksi etik  vetërregullues, që definon strukturën e e një portali informativ profesional dhe marrëdhëniet e tij ndaj portaleve të tjera dhe opinionit.

– Portali informativ duhet të ketë redaksi, redaktor dhe impresum që do të publikohet në vetë portalin me çka portali informativ do të legjitimohet përpara opinionit.

– Portali duhet të ketë përgjegjsi për autorësinë, të publikojë informacionet e veta si dhe për informacionet e huazuara të ketë leje nga burimi dhe të theksohet në vetë tekstin e huazuar.

– Portali duhet të heq dorë nga publikimi i materialeve që nxisin dhunë, që përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe sulme mbi dinjitetin dhe privatësinë e qytetarëve.

– Portali që i pranon rregullat e vetërregullimit sipas asociacionit IAB Maqedoni duhet të ketë status të qartë në IAB Maqedni, që tregon se portali informativ është pjesë e rregullave dhe marrëdhënieve që lexuesit i garantojnë besueshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë. Me këtë, edhe vizualisht, lexuesi të mund të bëjë dallimin mes portaleve informative që janë pjesë e kaosit dhe të tjerëve që ndjekin dhe respektojnë standartet profesionale dhe kanë konsideratë për publikun e tyre dhe opinionin.

– Matja. Qëllimi i çdo mediumi, po gjithashtu edhe i portaleve informative, është që të kenë audiencën e tyre, që në bazë të madhësisë dhe strukturës do të justifikojë ekzistimin dhe funksionimin e portalit informativ, kurse te agjencitë e marketingut do të sigurojë statusin e reklamuesit, që sipas reputacionit dhe standarteve profesionale do të jetë vend adekuat që do të shërbejë në funksionin e reklamuesit dhe do të justifikojë besimin që të jetë bartës i mesazheve promovuese sipas standarteve profesionolae, etike, dhe teknike evropiane.

Për portalet informative të licensuara që i plotësojnë standartet dhe i pranojnë kushtet e vetërregullimit është siguruar sistem i besueshëm i matjes së publikimeve.

Domethënë, sistemi që është i besueshëm nga portalet e licensuara informative dhe nga agjencitë e marketingut do të tregojë lexueshmërinë e portaleve informative, strukturën e audiencës së tyre si dhe natyrën e interesit për tema nga fusha të caktuara. Kjo u mundëson reklamuesëve të pavarur, por edhe agjencive të marketingut, në çdo kohë të kenë informacion të besueshëm se ku dhe kur është më mirë të krijojnë dhe realizojnë fushatat e tyre publicitare.

Për portalet e licensuara kjo siguron qasje më të mirë te reklamuesit dhe më shumë besim nga ana e reklamuesëve, agjencive të marketingut dhe opinionit.

Me këtë, pas përgatitjes disavjeçare, Asociacioni IAB Maqedoni po bënhapin e nevoshëm për vetërregullim që siguron autoritet për portalet informative në internet, profesionalizëm dhe përgjegjësi,kurse nga ana tjetër siguron besueshmërinë e audiencës, si dhe të reklamuesëve dhe agjencive të marketingut./Përgatiti Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews