Ballina Aktualitet Lajme SHEQERINSKA: NËSE KA KONSENSUS POLITIK, DO TË KETË NJË NJËSI ZGJEDHORE

SHEQERINSKA: NËSE KA KONSENSUS POLITIK, DO TË KETË NJË NJËSI ZGJEDHORE

Maqedonia nuk është larg radiusit të krizës së sigurisë në Siri, kurse ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, thotë se kjo krizë edhe një herë tregon se sa është e rëndësishme që vendi të bëhet pjesë e sistemit të sigurisë kolektive. Ajo nuk e përjashton mundësinë se sulmet e reja në Siri do të kenë ndikim edhe mbi rajonin tonë.

“Presim që në ditët në vijim të kemi bisedime edhe me MPB-në, edhe me institucionet e tjera rreth rritjes së trysnisë në kufijtë. Por, edhe po të mos kishte ndodhur sulmi në Siri, është e qartë se ekziston trysni mbi kufijtë. Ajo nuk është aq e dukshme siç ka qenë në vitin 2015, por fakti se para një kohe të caktuar, rreth 100 emigrantë tentuan ta kalojnë kufirin në mënyrë ilegale, por u kapën, tregon se Maqedonia dhe rajoni praktikisht duhet të mësohen se kjo situatë do të zgjasë”.

Ndërsa lidhur me sistemin zgjedhor, Shekerinska tha se ata do të donin të shihnin një model proporcional të zgjedhjeve me një njësi zgjedhore, që e njejta thotë se ishte pjesë e programit tonë përpara zgjedhjeve, por për këto çështje nevojitet konsensus midis partive politike.

Gjithashtu në lidhje me KSHZ-në, Sheqerinska informoi se është arritur marrëveshje që të shkohet në dy faza. Në të parën do të trajtohet problemi i zgjedhjes së anëtarëve, gjersa në fazën e dytë do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku do të merren parasysh edhe vërejtjet e OSBE-së dhe OJQ-ve./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews