Ballina Aktualitet Lajme “Tanku”, Gruevski: Të gjitha dëshmitë, në favorin tonë (VIDEO)

“Tanku”, Gruevski: Të gjitha dëshmitë, në favorin tonë (VIDEO)

Dejan Mitrevski- Urko nuk është paraqitur në gjykatë që të dëshmojë me kërkesë të ish shefit të tij, Nikola Gruevski. Urko si shef i sigurimit të Gruevskit, ishte vënë në listën e dëshmitarëve që e prezantuan të akuzuarit për blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi 600 mijë euro.

Pasi Gjykata konfirmoi se ish truproja e Gruevskit nuk është në gjykatë, kërkoi nga avokatët që t’i telefonojnë që të vijë në seancë, por pas pauzës, mbrojtja sqaroi se Urko nuk i përgjigjur telefonatës së tyre. Ndryshe, derisa Nikola Gruevski ishte kryeministër, nga posti i truprojës kryesor shkarkoi Dejan Mitrevskin, pa sqarim të saktë para opinionit. Megjithatë, në njërën prej bisedave të përgjuara që i publikoi LSDM-ja, Gruevski ankohej për sjelljen e Urkos lidhur me vrasjen e Markin Neshkovskit.

Bomba

GJ: Patjetër t’i shtrëngojmë në mënyrë parimore disa gjëra.
NG: Nuk di çfarë të shtrëngoj më shumë, çfarë nuk ju kam thënë, çfarë nuk i kam bërë këtij Urkos, vetëm ta ndërroj nga posti…
GJ: I shtrëngoj edhe unë ndonjëherë…
NG: Gënjen si cigan, gënjen si cigan…

Në gjykatë sot pala mbrojtëse propozoi dhjetë pjesëtarë të Drejtorisë së gjashtë që kanë qenë pjesë e sigurimit të Gruevski ku tetë prej tyre dëshmuan ndërsa njëri ka qenë në udhëtim zyrtar. Që të gjithë u shprehën se automobilat e blinduar të cilat i ka pasur Qeveria kanë qenë të vjetra dhe të pasigurta.

Dëshmitarët që sot dëshmuan e që u propozuan nga ne, që të gjithë, rreth 40 apo më shumë, që të gjithë dëshmuan në favor të mbrojtjes dhe në favor tonin, ku akuzohemi në këtë lëndë të pazakontë e absurde – deklaroi Nikola Gruevski, ish-kryeministër.

Në rastin “Tanku”, gjykata e ndau procedurën për ish ministren e brendshme, Gordana Jankuloska për shkak të shtatzënisë së rrezikuar. Ndryshe, i akuzuar për furnizimin e Mercedesit është edhe ish ndihmës- ministri i furnizimeve publike në MPB, Gjoko Popovski.

Bojan Stojanovski

Artikulli paraprakFrikë për luftë? Gjermania planifikon armatime në vlerë miliarda euro
Artikulli tjetërNesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin