Ballina Bota Tensionohet situata, SHBA sanksione të reja Rusisë

Tensionohet situata, SHBA sanksione të reja Rusisë

Departamenti amerikan i Thesarit deklaroi sot se kishte vendosur sanksione kundër shtatë oligarkëve rusë, 12 kompanive që ata kontrollojnë si edhe kundër 17 zyrtarëve të lartë qeveritarë rusë për ”aktivitete të rrezikshme në të gjithë botën”, përfshirë ato në Ukrainë dhe Siri.

Të përfshirë në këtë listë janë edhe një kompani shtetërore ruse e shitjes së armëve si edhe banka që e financonte.

“Qeveria ruse operon për përfitimet joproporcionale të oligarkëve dhe të elitës qeveritare”, deklaroi sekretari Departamentit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.

Ai akuzoi qeverinë ruse për ”aktivitet të rrezikshëm në të gjithë botën, përfshirë Krimenë e pushtuar dhe lindjen e Ukrainës”.

”Rusia furnizon me armë edhe qeverinë siriane të presidentit Bashar al-Assad”, theksoi Mnuchin./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews