Ballina Bota Tentuan arratisjen nga burgu vriten 20 veta

Tentuan arratisjen nga burgu vriten 20 veta

Disa të burgosur në një burg në veri të qytetit brazilian të Belemit vdiqën gjatë tentativës për arratisje, shkruan BBC.

Ata u ndihmuan nga një grup i armatosur që i priste jashtë burgut dhe hodhën në erë një nga muret e tij.

Një gardian vdiq, njësoj si 19 të burgosurit dhe ata që po i ndihmonin nga jashtë.

Shërbimet e sigurisë thanë se “shkëmbimet e zjarrit jashtë burgut Santa Izabel ishin njësoj si në një luftë të vërtetë”

Katër gardianë të tjerë u plagosën, përfshirë njërin që është në gjendje të rëndë.

Shërbimi i sigurisë tha se gardianët u sulmuan nga brenda dhe jashtë burgut.

Autoritetet po përpiqen të verifikojnë nëse ndonjë nga të burgosurit ka arritur të arratiset.

Vitin e shkuar 56 persona u vranë gjatë një kryengritje në burgun e Manausit në Brazil, në rajonin e Amazonës./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews