Ballina Bota Trump, tubim të zjarrtë në Miçigan/ Vota për demokratët, votë për kufijtë...

Trump, tubim të zjarrtë në Miçigan/ Vota për demokratët, votë për kufijtë e hapur dhe krimin

Presidenti Donald Trump foli para mbështetësve të tij në Miçigan, të shtunën në mbrëmje, ndërsa theksoi “ne besojmë se një komb i fortë duhet të ketë kufij të fortë”, duke përsëritur thirrjet për një mur në kufirin jugor.

“A po shikoni atë rrëmujë që po ndodh tani me karvanin që vjen?”, tha Trump, duke iu referuar një karvani të emigrantëve pranë kufirit SHBA-Meksikë.

“Ligjet tona janë kaq të dobëta, ata janë kaq patetikë”, shtoi ai. Trump tha se një votë për demokratët në nëntor është një votë për kufijtë e hapur dhe krimin.

Duke shkuar në një temë tjetër globale, ai foli për Korenë e Veriut.

“Ka shumë gjëra të mira që po ndodhin atje”, u shpreh Trump, duke iu referuar përparimit drejt denuklearizimit nga diktatori koreano-verior, Kim Jong Un.

Trump tha se ndërsa nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në atë front, SHBA nuk ishte “duke luajtur lojëra”.

“Tre apo katër muaj më parë ata thoshin: ai do të na futë në luftë bërthamore… Jo jo jo, forca do të na mbrojë nga lufta bërthamore”, u shpreh Trump, duke iu referuar kritikëve lidhur me politikën e ndjekur nga administrata e tij në drejtim të Koresë së Veriut.

Ai shtoi se “një takim shumë i rëndësishëm” ka të ngjarë të ndodhë në javët e ardhshme.

“Do të shohim se si shkon”, tha Trump.

” Nuk do të jem si John Kerry, i cili bëri atë marrëveshje të tmerrshme me Iranin”, shtoi Presidenti amerikan.

Ai e cilësoi marrëveshjen e bërë nga ish-Presideti Barack Obama në 2015 me Iranin si “një nga marrëveshjet më të këqija”.

Duke u kthyer në temat e brendshme, Trump u ndal tek Dr. Ronny Jackson, i propozuar prej tij për të kryesuar Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, por i tërhequr nga ky propozim. ” Jackson është një njeri me cilësi të lartë”.

Trump akuzoi Senatorin demokrat Jon Tester se hodhi akuza ndaj Jackson që ishin vetëm thashetheme.

“Epo, unë di gjëra për Tester që gjithashtu mund t’i them”, tha Trump, duke shtuar “nëse i them, ai kurrë nuk do të zgjidhej më”. Trump i cilësoi të turpshme akuzat e Tester ndaj Jackson.

Referuar rastit në fjalë, Presidenti amerikan tha se një gjë e tillë po ndodh me ekipin e tij.

Në vijim Trump falënderoi Komisionin e Inteligjencës së Kongresit lidhur me raportin e bërë publik nga republikanët për mosgjentjen e asnjë lidhjeje mes fushatës së Trump dhe Rusisë.

Presidenti gjithashtu bëri një goditje ndaj ish-drejtorit të FBI-së James Comey, duke e quajtur atë “një gënjeshtar”./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews