Ballina Bota Turqia shpërfill paralajmërimet amerikane

Turqia shpërfill paralajmërimet amerikane

Turqia ka anashkaluar një paralajmërim të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo për të mos blerë sistem raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia, duke thënë se marrëveshja tashmë është kryer dhe nuk ka kthim.

Gjatë një takimi të NATO-s në Bruksel, Pompeo i ka thënë homologut të tij turk se Shtetet e Bashkuara janë të “shqetësuara thellë” lidhur me vendimin e Ankarasë për të blerë sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia, të cilat nuk përkojnë me sistemet e NATO-s.

Zyrtarët amerikanë, po ashtu kanë thënë se Pompeo ka paralajmëruar Turqinë se shtetet që blejnë sisteme të tilla nga Rusia rrezikojnë të përballen me sanksione të reja, të llojit që SHBA-ja ka vënë ndaj Rusisë, duke i goditur industrinë ushtarake dhe atë të mbrojtjes, transmeton KP.

Por, diplomati turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se blerja e sistemit të mbrojtjes është nënshkruar në muajin dhjetor dhe tani “është punë e kryer”.

Ai ka thënë se Rusia është “duke përshpejtuar procesin” për dërgimin e sistemit të mbrojtjes në Turqi dhe se vendi i tij nuk do të zmbrapset nga kërcënimi për sanksione.

@tn.lajmelokale
@tetovanews