Ballina Bota Vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme, vritet një 15-vjeçar palestinez

Vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme, vritet një 15-vjeçar palestinez

Një i ri palestinez ka vdekur pasi është qëlluar nga forcat izraelite në përleshjet në kufirin e Gazës, kanë njoftuar ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Azzam Oweida, 15 vjeçar është qëlluar në kokë me armë zjarri në protestat që po zhvillohen në jug të Gazës, ka njoftuar kjo ministri më 28 prill.

Vdekja e Owiedas ka dërguar në katër numrin e personave të vdekur në protestat që po mbahen tash e pesë të premte radhazi. Kjo ministri po ashtu ka njoftuar se 200 persona janë plagosur, duke përfshirë një gazetar palestinez që është qëlluar me plumb në këmbë.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se rreth 10,000 persona kanë marrë pjesë në protestat e 27 prillit, duke thënë se trupat janë përgjigjur, “me qëllim të shpërndarjes së turmës”. Trupat izraelite kanë vrarë 41 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 5,000 të tjerë prej kur banorët e Gazës knë nisur protestat afër kufirit më 30 mars, duke kërkuar që të kthehen në shtëpitë e pushtuara nga Izraeli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews