Ballina Aktualitet Lajme VISHKA: DREJTËSIA NË MAQEDONI KA VDEKUR

VISHKA: DREJTËSIA NË MAQEDONI KA VDEKUR

Përderisa përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini ju drejtohej deputetëve në Kuvend, para Kuvendit u organizua protestë nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin”.

Njëri nga organizatorët e protestës, Visar Vishka, tha se qëllimi i kësaj proteste është që të ju tregojnë përfaqësuesve të lartë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur.

Ndërsa grupi i qytetarëve që protestuan, mbanin në duar parulla përmes së cilave bënin thirrje për drejtësi për Almirin, gjegjësisht rishqyrtim të lëndës, e cila ndryshoi nga vrasje, në aksident me pasojë vdekjen.

Për këtë rast Boban Iliq, personi i akuzuar, u dënua me gjashtë vite burg, ndërsa me burg me kusht u dënuan edhe babai dhe dy të afërm tjerë të Almir Aliut./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews