Ballina Aktualitet Lajme VMRO: Nepotizmi dhe korrupsioni, simbol i qeverisë kriminale

VMRO: Nepotizmi dhe korrupsioni, simbol i qeverisë kriminale

Nepotizmi dhe korrupsioni janë bërë simbol mbrojtës i karakterit kriminal të qeverisë. Çdo ditë po vërtetohet se Zaev dhe rrethi i tijë nuk e kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por pasurimi e tyre të pamend, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-s.

Nga kjo parti thonë se është bërë e qartë pse ndryshojnë ligjet me të cilat lirohen nga taksat vetëm kompanitë e zv. kryeministrit, Koço Angjushev ose të njëjtave i’u jepen miliona tendera. Zv. kryeministri ka ardhur në pozitë me borxhe nga 26 milionë euro të cilat me patjetër duhet t’i kthejë.

VMRO-ja opozitare thekson se kjo qeveri ka bërë ndryshime dhe përshtatje në drejtim të veprimeve kriminale, duke eliminuar mekanizmat kontrolluese për procedura të tilla, kurse një nga këto reforma është shfuqizimi i Këshillit për prokurime publike, për t’u mbrojtur tenderat, nga ankesat./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews