Ballina Bota 27 milionë njerëz punojnë me kontrata të përkohshme në BE

27 milionë njerëz punojnë me kontrata të përkohshme në BE

27 milionë njerëz punojnë me kontrata të përkohshme në BE, ose 14.3% të të gjithë të punësuarve. Punësimi i përkohshëm ndryshon ndërmjet 12.7% dhe 14.5% gjatë 15 viteve të fundit.

Në vitin 2017, kjo përqindje ishte pak më e lartë tek gratë (14.8%) sesa tek burrat (13.8%). Të dhënat tregojnë një pjesë pak më të lartë të kontratave të përkohshme në eurozonë (16%), në krahasim me mesataren e BE.

Një nga çdo katër punonjës në Spanjë (26.8%) dhe Poloni (26.1%), si dhe më shumë se një në çdo pesë në Portugali (22%), Holandë (21.5%) dhe Kroaci (20.6 %) punojnë në një marrëveshje të përkohshme në vitin 2017.

Në anën e kundërt të shkallës me nën 2% të të gjithë punonjësve janë në Rumani (1.2%) dhe Lituani (1.7%).

Më e ulët është përqindja e punësimit me një kontratë të përkohshme në Letoni (3%), Estoni (3.1%), Bullgari (4.4%), Malta dhe Britania e Madhe (dhe të dyja 5.6%).

Të rinjtë punojnë kryesisht me kontrata të përkohshme. Vitin e kaluar në BE pothuajse 8 milion të rinj ose pothuajse gjysma e punonjësve ndërmjet 15 dhe 24 vjet (43.9%) ishin të punësuar në këtë mënyrë.

Më shumë se shtatë nga çdo dhjetë të rinj punojnë me një kontratë të përkohshme në Spanjë (73.3%) dhe Slloveni (71.6%). Të njëjtat kontrata kanë rreth dy të tretat e të rinjve në Poloni (68.2%) dhe Portugali (65.9%). Shifrat tregojnë 61.9% për Italinë, 60.8% për Kroacinë dhe 58% për Francën.

Të punësuarit e rinj me kontrata të përkohshme janë nën 10% në Rumani (4.1%), Letoni (6.7%) dhe Lituani (6.8%).

Më poshtë tyre janë me  20% në Estoni (10.6%), Bullgari (12.7%), Malta (13%), Britania e Madhe (14.5%) dhe Hungaria (17.6%)

Artikulli paraprakMeta e Veseli: Ballkani Perëndimor ka nevojë për më shumë respekt
Artikulli tjetërKjo është letra më e bukur e një babai për të birin e tij. Duhet ta lexoni!