Ballina Bota 8 mijë € për një vizë amerikane, kapet “punonjësja e Interpolit”

8 mijë € për një vizë amerikane, kapet “punonjësja e Interpolit”

Një 48-vjeçare është arrestuar në Lezhë, pasi prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro shtetasve të ndryshëm.

Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë, ka rënë në prangat e policisë me akuzën e mashtrimit.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”./gazeta-Shqip.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews