Ballina Bota Aksidentohet autobusi në Turqi, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Aksidentohet autobusi në Turqi, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Të paktën një person e ka humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në qytetin perëndimor të Turqisë, Kutahya, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra, autobusi me pasagjerë ka rënë në humnerë në autostradën Kutahya-Eskisehir.

Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews