Ballina Aktualitet Lajme Aleanca PD-LSI, Berisha: E mbështes, jetike kundër Edi Ramës

Aleanca PD-LSI, Berisha: E mbështes, jetike kundër Edi Ramës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se e mbështet aleancën midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Unë mendoj se aleanca dhe bashkëpunimi opozitar është jetik në betejën kundër kësaj të keqeje dhe rrezikut të madh kombëtar që është Edi Rama”.

“Unë shoh që kjo aleancë po konsolidohet. E kam mbështetur dhe e mbështes publikisht. Ka qenë në tetor ku opozita u bashkua dhe shpalli një platformë”, ka thënë ai në Ora News.

Artikulli paraprakSportistët kosovarë ndalohen në kufirin e Serbisë, Haradinaj dënon aktin
Artikulli tjetërStoltenberg: Nëse zgjidhet emri, Maqedonia hyn në NATO