Ballina Teknologji “Apple” shiti mbi 50 mln Iphone në 3 muaj, dyfishohen fitimet

“Apple” shiti mbi 50 mln Iphone në 3 muaj, dyfishohen fitimet

“Apple” planifikon të dyfishojë skemën e saj të dividentëve në 100 miliardë dollarë, pasi shitjet e kënaqshme të Iphone-ve kanë bërë që fitimet e kompanisë të rriten me 16 për qind duke shkuar në 61 miliardë dollarë.

Kompania tha se kishte shitur 52.2 milionë Iphonë në tre muajt e parë të këtij viti, vetëm pak nën pritshmëritë, pavarësisht kërkesës globale në rënie për smartphone. Fitimet e shërbimeve të kompanisë që përfshin muzikën Apple dhe Appstore, u rritën me thuajse një të tretën në 9.1 miliardë dollarë.

Aksionet në bursa ndërkohë pas mbylljes së bilancit tre mujor, u rritën me 3 për qind. Plani për të rritur fondin e dividentëve, ka bërë që aksionet të rriten, por në total, tre mujori i parë i këtij viti ka qenë impresionues, thonë analistët. Sipas tyre, duket sikur në çdo front, Apple ka shënuar fitore.

Në total, Apple ka raportuar një rritje prej 3 për qindësh në numrin e telefonave të shitur ndërsa të ardhurat nga telefonat janë shtuar me 14 për qind, duke reflektuar edhe modelet më të shtrenjta.

Disa analistë kishin vënë në pikëpyetje faktin nëse kërkesa për Iphonë më të shtrenjtë do të ishte e kënaqshme, por tashmë dyshimet e tyre janë shuar. Apple thotë se IPhone X ishte modeli më i shitur në cdo javë të tre mujorit të parë, pavarësisht çmimit prej rreth 1 mijë dollarësh.

Tani, kompania planifikon daljen me modele të reja në treg dhe risitë do të publikohen në konferencën e përvitshme të prodhuesve, muajin e ardhshëm./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews