Ballina Bota Arabi Saudite, historike, rreth 30 000 femra regjistrohen në kurse patente

Arabi Saudite, historike, rreth 30 000 femra regjistrohen në kurse patente

Më në fund ja dolën. Për herë të parë në histori femrat mund ti japin makinës në Arabinë Saudite.

D-day është fiksuar për në muajin qershor por që tani janë të shumta regjistrimet në shkollat e dhënies së patentave.
Janë në fakt rreth 30 mijë vajza apo zonja të cilat janë të gatshme të japin provimin për të marrë kartonin e drejtimit të mjetit. Një numër shumë i lartë më raport me dimensionet e Vendit.

Por një numër i lartë duke marrë parasysh që në të gjithë Princess Nourah University të Ryad (më i madhi universitet publik në botë për femrat) studiojnë në disiplina të ndryshme 60 000 femra. Shoferet e reja duan të jenë të përgatitura në takimin historik dhe janë në radhe me makinat e tyre, për tu ngjitur më në fund në mjet si shofere pas lejes zyrtare.

Gjithçka filloi 26 shtatorin e kaluar kur mbreti Mohamed bin Salman nxorri dekretin që i jepte të drejtën femrave të drejtonin makinat. Shumë në Arabinë Saudite mendonin që bëhej fjalë për një çështje burokratike dhe pak femra do të regjistroheshin në auto-shkolla.

Por jo. Ka lindur një lëvizje e re popullore, një simbol i lirisë për femrat, dëshira për të qenë të barabarta. Kështu edhe kush nuk kishte dëshirë të madhe për ti dhënë makinës, është regjistruar për të marrë patentën. E pastaj thonë që makina nuk është liri…/bw

@tn.lajmelokale
@tetovanews