Ballina Aktualitet Kosovë Arrihet konsensusi për kryetarin e partisë së re?

Arrihet konsensusi për kryetarin e partisë së re?

Sipas të gjitha gjasave, Shpend Ahmeti do të jetë kryetar i Partisë Social Demokrate, e cila sot do ta mbajë kongresin e parë për ristrukturim.

Periskopi mëson se përderisa po bëhen përgatitjet e fundit për kongresin që nis sot në ora 17:00, tashmë ka një konsensus brenda zyrtarëve të partisë që Shpend Ahmeti, i cili njëherit udhëheq edhe me Komunën e Prishtinës, të jetë kryetar i PSD-së.

Në opinion është lakuar edhe emri i Visar Ymerit, si kryetar i mundshëm i partisë së re, por pas një debati të brendshëm, Shpend Ahmeti është vlerësuar si më i përshtatshmi për pozitën kryesore të partisë.

Mbrëmë, disa zyrtarë të PSD-së, publikuan edhe një pjesë të logos që do ta mbajë partia e re, gjë që shkaktoi satirizime e ironizime nga pjesëtarë të VV-së.

Kongresi i PSD-së do të mbahet sot në hotelin “Swiss Diamonds”. /Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews