Ballina Bota Avioni me 298 civilë ishte shkatërruar nga raketat e Rusisë

Avioni me 298 civilë ishte shkatërruar nga raketat e Rusisë

Australia dhe Holanda formalisht kanë akuzuar Rusinë si përgjegjëse në rrëzimin e aeroplanit më pasagjerë të Malajzisë në vitin 2014.

298 pasagjerët sa ishin në bordin e aeroplanit “MH17”, i cili kishte destinacionin nga Amsterdami drejt Kuala Lumpur kishin vdekur kur ishte qëlluar në territorin e kontrolluar nga rebelët në Ukrainë.

Të enjtën, hetuesit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Holanda aludojnë se aeroplani ishte goditur nga raketa të brigadave ruse.

Rusa ka refuzuar për përfshirjen në shkatërrimin e mjetit civil fluturues.

Ministri i mbrojtjes ruse refuzon verzionin e hetuesve holandezë, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Ekipi ndërkombëtar i hetuesisë, megjithatë, ka zbuluar se në aeroplanin ishin gjetur copëza të raketave të cilat i takojnë forcave ruse.

Kur aeroplani i “Malaysia Airlines” ishte goditur nga raketa shkatërruese, 193 shtetas holandezë ishin vrarë, 43 nga Malajzia, dhe 27 nga Australia. Viktimat e tjera kanë qenë nga shtete si Indonezia, Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania dhe Filipinet.

“Në përfundimet tona bazike, Holanda dhe Australia e fajësojnë Rusinë si përgjegjëse për vendosjen e instalimit Buk që ishte përdorur për të rrëzuar MH17”, tha ministri i jashtëm holandez Stef Blok.

“Qeveria tashmë ka bërë disa hapa për ta konsideruar si përgjegjëse Rusinë”.

Hetuesit thanë se aeroplani u rrëzua nga një raketë i quajtur Buku i Rusisë, i bërë nga brigada e 53 e anti-avionëve në Kursk.

Rreth 50 km (30 milje) nga kufiri midis Rusisë dhe Ukrainës, kontrolli i trafikut ajror humbi kontaktin me MH17.

Së shpejti rezultoi se aeroplani ishte rrëzuar në Donetsk – zonë e kontrolluar nga frocat pro-ruse./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews