Ballina Bota BE, “luftë” mbetjeve plastike

BE, “luftë” mbetjeve plastike

Bashkimi Europian ka vendosur t’i shpallë luftë mbetjeve plastike.

Në fokusin e tij janë produktet plastike njëpërdorimshme; gotat, pjata, thika apo pirunë prej plastike, pastruese veshësh e plot objekte të tjera që përdorën një herë, ndotin mjedisin dhe janë kthyer në një problem të madh edhe për peshqit dhe qeniet e tjera të gjalla në dete dhe në oqeane.

Fakti që shumë prej tyre janë të zëvendësueshme e shtyn komisionin të paraqesë në Bruksel paketën e masave që pritet të kufizojë sipas DË, edhe paketimet prej plastike të dyqaneve apo restoranteve.

Prodhuesit e paketimeve për dyqanet që ofrojnë “fast food” duhet të mbajnë kostot e riciklimit të mbeturinave – madje edhe atyre në oqeane – dhe të financojnë fushatat e edukimit mjedisor.

Masat përfshijnë ndër të tjera edhe planet e propozuara nga komisioneri europian për buxhetin, Günther Oettinger, për vendosjen e një takes mbi mbeturinat plastike, e cila sipas deklaratave të tij, nuk duhet të rëndojë drejtpërdrejtë konsumatorët.

Taksa në fjalë mendohet të jetë 80 cent për kilogram mbeturinash plastike. Idenë e një takse e refuzojnë ndërkohë shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë dhe Gjermaninë./TCH/

Artikulli paraprakGreva paralizoi vendin, Presidenti i Brazilit ul çmimin e naftës
Artikulli tjetërRasti “Sela”, Toshta: Desha vetëm ta ndihmoja